Categories Lajme

Kaloi ilegalisht drejt Malit të Zi, 37-vjeçari nga Shqipëria kapet me 1 kg drogë në komunën e Ulqinit

Një 37-vjeçar nga Shqipëria u arrestua nga policia e Ulqinit, pasi u kap me lëndë narkotike kanabisi sativa. Burri me iniciale Y.D. u kap me një pako marijuanë me peshë 1 kg. Sipas njoftimit, ai ka kaluar ilegalisht kufirin të premten herët në mëngjes dhe më pas është nisur drejt fshatit Sutjel.

“Policët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare Jug, Stacioni Policor Kufitar I – Ulqin të premten rreth orës 05:35 në zonën e Sutjelës, komuna Ulqin, kanë vepruar në bazë të njohurive operative dhe kanë gjetur Y. D., 37 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, duke kaluar ilegalisht kufirin shtetëror përtej lumit Bojana (Buna), duke përdorur një mjet metalik. Më pas ky person është nisur në drejtim të fshatit Sutjel, duke mbajtur me vete një pako, e cila më pas u konstatua si pako me peshë 1.04 kilogramë, me lëndë bimore jeshile e dyshuar marijuanë”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori pranë Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, me urdhër të të cilit Y.D i është hequr liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike”, përfundon komunikata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME