Categories Lajme

Reshjet e dëborës, dhjetra makina të dëmtuara mbeten në Rrugën e Arbrit

Mbrëmjen e djeshme, reshjet e dëborës shkaktuan bllokimin e rreth 300 automjeteve në bypassin e Qafë Murrizit në Rrugën e Arbrit dhe 100 automjeteve të tjera në aksin Maqellarë-Peshkopi. Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës, është bërë zhbllokimi i një korsie të bypass-it, ndërsa kanë mbetur në vendngjarje dhjetra makina të bllokuara që dje pasdite. Pjesa më e madhe e automjeteve që ishin nisur nga Tirana për në Dibër u kthyen mbrapsht.

Pritet që të vijnë autoritetet e policisë për të lëvizur makinat e dëmtuara që kanë bllokuar rrugën.

Reshjet e dëborës që përfshinë vendin ditën e djeshme, kanë shkaktuar probleme të shumta në qytete të ndryshme të vendit, kryesisht në veri, në qarkun e Dibrës, Kukësit, Shkodrës dhe Lezhës.

Pjesa më e madhe e qarkut të Dibrës vijon të jetë pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës që mësohet se kanë shkaktuar dëmtimin e disa shtyllave të rrjetit elektrik.

Ndërkohë sot, në Parkun Kombëtar të Qafështamës në Fushë Krujë dëbora ka arritur deri në 30 cm duke shkaktuar vështirësi në kalimin e rrugës Krujë-Qafështamë. Në fshatrat e malësisë, niveli i dëborës është më i ulët dhe nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo problematika.

Në Malin e Krujës, niveli i dëborës shkon deri në 10 centimetra, ndërsa rruga është e kalueshme me vështirësi si pasojë e prezencës së akullit dhe dëborës në rrugë. Gjatë natës, ka rënë edhe niveli i lumit Ishëm i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar përmbytje në asnjë nga pikat kritike.

Kukës- Rrugët rurale janë të kalueshme me zinxhirë,  përveç rrugëve të Njësisë Administrative  Arrën, Zapod, Grykë-Çajë dhe Kalis të cilat janë të bllokuara. Në Bashkinë Tropojë, furnzimi me energji eletrike aktualisht është ndërprerë në Njësitë Administrative Bytyq dhe Llugaj. Në bashkinë e Hasit, ky problem është në Njësitë Administrative Golaj dhe Gjinaj.

Korçë- Situata është normalizuar në pjesën më të madhe të akseve rrugore pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës. Problem ka në furnizimin me energjinë elektrike të disa fshatrave në bashkitë e Pogradecit dhe Maliqit. Ndërsa në Voskopojë e Dardhë, janë shtuar rezervimet e turistëve për të kaluar fundjavën.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ekipe të OSHEE janë angazhuar për rikthimin e energjisë elektrike në zonat ku është ndërprerë por thekson se ndërhyrja është e vështirë për shkak të pranisë së lartë të akullit. Ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonat me prani të lartë akulli dhe që përdorin automjetet me goma dimërore e zinxhirë për të qarkulluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME