Categories Lajme

Kaloi natën me dy femra, konsulli grek ndërron jetë në hotel

Angelos Haritos, konsulli grek në Venezuelë është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit ku banonte në kryeqytetin Karakas.

Mediat venezueliane dhe greke shkruajnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore, por po hetohet edhe në pistën se ndaj tij mund të jetë kryer një akt kriminal.

Policia mori në pyetje dy femrat që kishin shoqëruar konsullin 55- vjeçar mbrëmjen e djeshme. Ato treguan se 55 vjeçari kishte konsumuar alkool dhe më pas u ankua se kishte dhimbje në kraharor.

Shqetësimet vazhduan deri sa ai më pas humbi vetëdijen dhe u gjet pa shenja jeta. Konsulli po qëndronte në hotel “Altamira Suites”, në Karakas të Venezuelës.

Kur shoqërueset e 55 vjeçarit panë se ai nuk po zgjohej, thirrën menjëherë rojet e sigurisë dhe ndihmën e shpejtë, po ndërhyrja për ta sjellë në jetë ka qenë e kot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME