Categories Politike

Nuk i pritet Genti Cakajt, veprimi i nxituar dhe qesharak që bën. Ende pa u betuar si ministër

Propozimi i Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe për Europën, është një nga më të kontestuarit nga ana e analistëve dhe ekspertëve për punët e jashtme.

Sikur të mos mjaftonte videoja ku Cakaj dëgjohej duke folur një anglishte me theks rus, së fundi ka një detaj tejet interesant të paraqitjes së tij në rrjetet sociale.

Ende pa bërë betimin te presidenti Meta dhe pa u votuar në Parlament, Cakaj është treguar i paduruar dhe e ka shpallur veten ministër, në Twitter, paralelisht me Ditmir Bushatin që zyrtarisht qëndron ende në detyrë.

Tashmë në Twitter, në këtë rrjet social të përdorur më së shumti nga figurat më të larta politike dhe shtetërore në botë, Shqipëria prezantohet me dy ministra të Jashtëm, pasi Ditmir Bushati vazhdon që të mbajë në faqen e vetë zyrtare (me të drejtë) pozicionin; Minister for Europe and Foreign Affairs of Albania.

Po ashtu nëse vihet re dhe në faqen zyrtare të kryeministrisë ende nuk janë rinovuar fotot dhe emrat e ministrave, duke respektuar protokollin.

Kutojmë se Gent Cakaj nuk është pajisur ende me Certifikatën e Sigurimit të Personelit (CSP).

CSP është dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.

Për personin që emërohet në postin e ministrit të Jashtëm pajisja me këtë certifikatë është e domosdoshme për shkak se administron informacionin e klasifikuar, të NATO-s, BE-së, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Në konferencën e fundvitit me një grup gazetarësh, më datë 31 Dhjetor, kryeministri Edi Rama u pyet për këto çështja, por përgjigja e tij ishte ofenduese për gazetarët.

 “Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë, se sa fjalë keni thënë ju të gjithë. CV-në e tij do ta keni në dispozicion sapo të dekretohet si ministër. Të jeni i sigurt që zgjedhja e tij është zgjedhja, e një shqiptari të mirë. Unë e neveris çdokënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar këtë zgjedhje timen. Ai është vendosur si ministër, pasi është një nga njerëzit më të ditur që kam takuar në jetën time”, tha Rama paraditen e 31 Dhjetorit të vitit që lamë pas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME