Categories Lajme

Kalonin makinat nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, 53-vjeçari e pëson…

Një 53-vjeçar është vënë në pra.ngat e policisë së Elbasanit me akuzën e tr.afikimit të automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri. Dyshohet se i arr.estuari me iniciale Xh. B., lindur në Përrenjas, trafikonte mjetet në bashkëpunim një maqedonas me iniciale A. R., banues në Strugë, i cili është shpallur në kërkim dhe me disa shtetas të tjerë.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Xh. B., 53 vjeç, lindur në Përrenjas, Librazhd dhe A. R., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e disa automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër jashtë pikave të kalimit kufitar, nga shteti i Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë,”-raporton policia.

Gjatë operacionit  “Rrajca 2019” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një autoveturë e markës Volkswagen Passat, me targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut, në pronësi të një shtetasi maqedonas. Automjeti është vjedhur në Maqedoninë e Veriut dhe me pas është trafikuar në Shqipëri.

Ndërkohë uniformat blu raportojnë se: “Po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e disa automjeteve të trafikuara nga ky grup personash, për të cilët nuk jepen të dhëna për arsye hetimi.”

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Tr.afikim i mjeteve motorike“.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME