Categories Politike

“Babalja”, Bardhi e mohon: Nuk jam takuar kurrë Fredi Alizotin

Pas dhënies së dëshmisë për çështjen ‘Babalja”, ish deputeti i PD, Gazmend Bardhi mohoi se është takuar me Fredi Alizotin.

Bardhi tha para gazetarëve se dëshmia e Alizotit, i cili pretendoi në gjyq se ishin takuar rastësisht, ishte gënjeshtër . Ndërsa shtoi se e ka parë për herë të parë sot në sallën e gjyqit.

Gazmed Bardhi: “Zotëria pretendoi se rastësisht jemi takuar. Në fakt është gënjeshtër. Unë atë zotërinë e shikoja për herë të parë në sallën gjyqit. 

Ndërkohë Bardhi përsëri se nuk ka marrë asnjë kërkesë nga gjykata për tu paraqitur forcërisht për të dhënë dëshminë. Ai shtoi se është njoftuar nga mediat se duhej të paraqitej në gjykatë.

Gazmed Bardhi: “Nuk kam marrë asnjë kërkesë për tu paraqitur forcërisht në gjykatë. Jam njohur nëpërmjet medias për nevojën që kishte gjykata që unë të paraqitesha për të dëshmuar në këtë proces. Lidhur me procesin kam marrë vetëm një njoftim për thirrjen time si dëshmitar në datën 24 korrik 2019 ku për shkak të një aktiviteti politik e kam pasur të pamundur të paraqitem. 

Më pas në asnjë seancë tjetër gjyqësore nuk kam pasur  asnjë njoftim për të dëshmuar në këtë proces. Nëse do kisha pasur do kisha ardhur në çdo proces që do isha thirrur nga gjykata. Për shkak se kjo çështje u bë mediatike dhe mora njoftimin nga media se duhet të paraqitesha në gjykatë si dëshmitar në 4 shtator me vullnetin tim të lirë jam paraqitur për të dëshmuar.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME