Categories Kuriozitete

Kaluan 25 ditë në det pa ditur situatën e botës sot

Elena Manigetta dhe Ryan Osbourne në vitin 2017 kishin vendosur të lënë punët nga të cilat jetonin, të blejnë një anije dhe të udhëtojnë nëpër botë, raporton BBC. Ata kanë lutur familjet e tyre të mbajnë kontakte me ata, por me kushtin që mos t’ju kumtojnë lajme të këqija, transmeton Telegrafi. Dyshja që dikur jetonin në Mançester të Anglisë, gjatë muajit të kaluar u nisën për në Oqeanin Atlantik drejt Ishujve Karaibe, derisa coronavirusi që për ta ishte diçka e panjohur po përhapej me shpejtësi të madhe nëpër botë.

Pas 25 ditëve qëndrimi në det ku shumë pak kishin komunikim me botën e jashtme, dyshja në mars planifikonte të ndalej në një ishull të vogël. Megjithatë, kur arritën të kapin valët e telefonit, e kuptuan se ishulli është mbyllur dhe se bota është pushtuar nga pandemia për të cilën ata kurrë nuk kishin dëgjuar. Familja e Elenas është nga rajoni i Lombardisë në Itali, që konsiderohet si vendi që më së rëndi goditurështë Europa. Ata fillimisht kishin menduar të ndalen në Karaibe, por kur mbërritën atje e kuptuan se të gjithë kufijtë janë mbyllur.

Kështu dyshes iu desh të udhëtojnë në një ishull tjetër dhe kur arritën në brigje kapën valët 4G, që u ndihmoi shumë që përmes telefonave ta kuptojnë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe sa është përhapur epidemia. “Një mikeshë e jonë ishte në Saint Vincent dhe arritëm të vëmë kontakte me të, por ajo na tha se do të na refuzohet hyrja sepse jam shtetase italiane, edhe pse për muaj të tërë nuk kam qenë në Itali”, tha Elena.

Për fa të mirë, dyshja fal sinjalit të GPS kanë mundur ta dëshmojnë se nga kanë udhëtuar dhe se prej muajsh nuk kanë qenë në Itali. “Kur u ankoruam, i kam telefonuar babait i cili më tha që të mos bëj panik. Më ka dërguar një artikull të New York Times lidhur me qytetin tonë, dhe aty mbeta e shokuar”, ka shtuar Elena.

Ajo dhe Ryan aktualisht janë të sigurt në Saint Vincent, por janë duke u brengosur shumë sepse nuk po e dinë edhe për sa kohë do të qëndrojnë aty. Qëllimi i tyre është që sërish të nisin udhëtimet me anije, pasi që në qershor fillon sezoni i uraganeve, por në anën tjetër e dinë se shtetet janë mbyllur për shkak të epidemisë. “Kemi mbetur si në një lloj sandviçi mes virusit dhe uraganit”, ka thënë ajo për fund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME