Policia Kufitare e Kapshticës ka ndaluar dhe kapur 37 emigrantë të paligjshëm.
Emigrantët ishin nga Siria dhe Afganistani. Ata janë kapur në kufirin e gjelbërt dhe nëpër fshatrat kufitare me Greqinë.
Policia pasi u ka marrë deklaratën i ka dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë, ku do të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme.
