Categories Lajme

“Kam dëshmitarë”, Monika Kryemadhi zbulon kërkesën e Gazment Bardhit: I tha Voltana Ademit mos shko në…

Monika Kryemadhi është rikthyer të flasë për marrëdhënien mes LSI-së dhe PD-së së Lulzim Bashës.

Në intervistën për Neës24, Kryemadhi zbulon për herë të parë që Gazment Bardhi i kishte kërkuar Voltana Ademit që mos e dërgonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu Monika bën me dije se Lulzim Basha gënjeu LSI-në dhe opozitën për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

“Nuk dua të merrem më të shkuarën. Vetëm për një gjë ndjehem fajtore që nuk kam besuar Ilir Metën në marrëdhënie me Lulzim Bashën. Gënjeshtra në të gjithë filozofinë politike të tij është mesaduket standard jetese. Që nga djegia e mandateve që unë prisja që të dilte Merkeli në suport të djegies së mandateve dhe ne të shkonim drejt zgjedhjeve të reja. Që nga bojkoti i zgjedhjeve lokale që ne prisnim të dilte PPE, CDU me 2 korrik dhe nuk dolën. Që nga lufta që nuk do të dorëzonte godinat dhe që i dorëzoi godinat.

Mjafton të pyesni zonjën Voltan Ademi që çfarë ka thënë Gaz Bardhi për çështjen në Gjykatën Kushtetuese, sesi i ka thënë mos shko, mos e ço. Që nga marrëveshja 5 qershorit që nuk ka dashur ta firmosë. Por nuk është normale që unë të nxjerr mesazhet dhe komunikimet që kemi me partnerët tanë. Po të paktën këtu kam dëshmitar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin. Po të vijmë tek një listë që ne ramë dakord parimisht për të pasur kandidatë të përbashkët Dibër, Gjirokastër dhe Kukës.

Ne e lamë që doktor Hajri Laçi do të ishte i treti në Dibër, dy ditë para zoti Basha më tha më jep një grua. Unë i thashë që nuk si të të jap një grua kur burri botës ka 6 muaj që po punon, ose vëre të katëertin jo të tretin.

Dhe sigurisht çështja e Gjirokastrës, ramë dakord, zoti Tritan Shehu, zoti Vangjel Tavo dhe vetë strukturat e Partisë Demokratike dhe kur erdhi puna në fund të ditës nuk ndodhi asgjë. Ndërsa për Kukësin, LSI i qëndroi korrekte ka vetëm 58 vota, sepse 58 votat janë anëtarët e komisioneve. Ndërkohë që është normale dhe e moralshme. Dhe të gjithë votat i shkuan kandidatit të tretë të Kukësit’”, tha Monika.FAXWEB

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME