Categories Lajme

Kontrolle blic në qarkun e Kukësit, për kapjen e personave në kërkim

Tropojë, Kontrolle blic në qarkun e Kukësit, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme.  Si rezultat i kontrolleve është kapur dhe vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të kontrolleve blic në të gjithë qarkun e Kukësit, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit në kërkim ndërkombëtar P. Ç., 33 vjeç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi Gjykata Themelore Gjakovë, Kosovë, me vendimin e datës 06.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese kosovare, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME