Categories Lajme

Kamionçina i pret rrugën, aksidentohet familja që vinte nga Greqia, mes të plagosurve dhe një fëmijë

Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash ne aksin Tepelenë-Mallakastër, pranë fshatit Krahës. Mësohet se pesë persona janë lënduar rëndë mes të cilëve edhe një fëmijë 9 vjeçar.

Automjeti tip “Toyota” me targa greke po shkonte në drejtimin verior drejt Tiranës, ndërkohe që i është prerë rruga nga një kamionçinë që vinte nga një rruge sekondare të fshatit.

Për rrjedhojë përplasja ka qenë e fortë pasi kamionçina sipas informacioneve nga grupi hetimor që ka mberritur në vendngjarje, ka hyrë në rrugën kryesore pa sinjal. Ky veprim shkaktoi lëndimin e të gjithe personave që gjendeshin në bordin e autoveturës që vinte nga Greqia.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, ne autoveturë udhëtonte  çifti i bashkëshorteve nga Fieri se bashku me fëmijën e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e fëmijes. Të pestë të lënduarit janë shtruar me urgjencë ne Spitalin Rajonal të Gjirokastres ndërkohë që një prej të lënduarve, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, është shtruar në Reanimacion me plagë të rënda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME