Categories Sport

Zbulohen fjalët që tha Maradona për golin e famshëm ‘Dora e Zotit’: 80 mijë vetë në stadium nuk e panë

Futbolli është në zi pasi legjenda Diego Maradona është ndarë nga jeta në moshën 60-vjecare pas një arresti kardiak. Një prej gjërave që nuk do të harrohet kurrë do të jetë goli i tij kundër Anglisë në Botërorin 1986, që u konsiderua “Dora e Zotit”. Para disa kohësh, Maradona zbuloi prapaskenat në lidhje me atë ndeshje, më konkretisht me golin e shënuar me dorë, si dhe bisedat që pati me shokët e skuadrës.

“Kur e pashë topin në ajër, nuk e kisha idenë si ta gjuaja. Tentova me dorë dhe me kokë. Nuk ia kisha idenë ku shkoi topi, por e pashë në rrjetë. Fillova të bërtas: Gol, gol! Sergio Batista, po, ai idioti, më pyeti nëse kisha përdorur dorën për të shënuar. I thashë: Pusho budalla, dhe më përqafo menjëherë! Të gjithë filluan të më përqafonin. Valdano gjithashtu më pyeti nëse shënova me dorë. “Do të tregoj pas ndeshjes, për momentin mos më çaj shumë t****n!”

Kam takuar arbitrin e ndeshjes disa vite më vonë në Dubai, Ali Bin Nasser. Ai më tha se nuk e kishte parë episodin, madje as asistentët e tij. Nuk kishin faj arbitrat, 80 mijë vetë në stadium nuk e panë. Të gjithë u mashtruan”, tregonte Maradona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME