Categories Lajme

Nga 1 Dhjetori, mësim online/ Detaje të reja nga vendimi i Ministrisë: Si është skenari i parashikuar

Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur t’i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit, që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, bëri të ditur ministrja Ogerta Manastirliu.

Me shumë gjasë, skenari i parashikuar është ai sipas të cilit nxënësit do të ndjekin mësimet një javë në klasë dhe një javë nga shtëpia. Ministrja Manastirliu shpjegoi se kjo masë ndërmerret “për të minimizuar rreziqet në një periudhë, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore”.

Situata e pandemisë në Shqipëri erdhi duke u përkeqësuar ndjeshëm gjatë muajit nëntor. Të dhënat e 24 orëve të fundit flasin për 644 raste të reja: 258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.

Për të dytën ditë radhazi, numri i të infektuarve ka ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit dhe testimet ishin më të ulta, 2137 tamponë. Por shqetësues mbetet pozitiviteti, (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) në nivelin e 30 përqind, gjë që dëshmon për një transmetueshmëri të lartë të virusit në komunitet. Edhe vdekjet pësuan një ulje të fortë në 24 orët e fundit, me 8 viktima: 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç. Një ditë më parë, ishin rregjistruar 19 vdekje, numri më i lartë i humbjeve të jetëve brenda një dite. Nga ana tjetër, situate në spitale vijon të jetë problematike me shifrat e të shtruarve që vijojnë të rriten. Deri pasditen e sotme ishin 461 pacientë, 19 të intubuar dhe 7 të intubuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME