Categories Teknologji

Kamioni me fuqinë më të madhe motorike që është prodhuar ndonjëherë, shitet 13.2 milionë dollarë

Kamioni me fuqinë më të madhe motorike në botë i njohur i njohur si Thor24, është shitur në ankand me një çmim marramendës në Riad të Arabisë Saudite – për plotë 13.2 milionë dollarë.Sipas organizatorëve të ankandit, bëhet fjalë për kamionin me fuqinë më të madhe motorike që ndonjëherë është prodhuar – pra motor me 24 cilindra dhe 12 “supercharger” që prodhon hiq më pak se 4 mijë kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

Për prodhimin e tij apo finalizimin e kësaj kryevepre, Mike Farrah i janë dashur shtatë vite apo mijëra orë pune si dhe 7 milionë dollarë. Megjithatë edhe pse çmimi fillestar i kamionit ishte 12 milionë dollarë, pati interesim shumë të madh, duke detyruar organizatorët t’ia rrisin çmimin në 13.2 milionë dollarë. Brenda kabinës çdo gjë është e punuar me përkushtim, kurse motori ka modifikime të rralla që në shikim të parë ngjan shumë me kamionët nga filmat fantashkencë, megjithatë ai është i vërtetë dhe bën zhurmë të madhe kudo që kalon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME