Categories Sport

Kampionati Europian/ Ndeshja e parë Itali-Turqi përfundon 3:0

Italia e ka nisur me triumf 3-0 ndaj Turqisë në “Olimpico” të Romës Kampionatin Europian të Futbollit, duke marrë tre pikët e para në grupin A, ku janë favoritët absolutë për të kaluar në raundin tjetër.

Një duel i dominuar prej Italisë, që mund të kishte shënuar në pjesën e parë me Insigne dhe Chiellini, por Çakir i Turqisë nuk e lejoi diçka të tillë. Në fund protagonist ishte edhe arbitri Danny Makkelie, i cili nuk akordoi një penallti në minutën e fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtën tablo, me Italinë që kërkonte me ngulm golin e epërsisë dhe e gjeti me një ndihmë të vogël.

Demiral devijoi një top në zonë dhe e çoi në portën e mbrojtur nga Çakir. Festë e madhe në stadium, Italia në epërsi dhe duhej edhe goli i dytë. Protagonistë Spinazzola dhe Immobile, me këtë të fundit që nuk fali brenda zonës dhe shënoi.

E gjithë mbrëmja ishte e Italisë. Pas një gabimi në pasim të portierit Çakir, “Axurrët” shënuan edhe golin e tretë. Sërish një sulmues, Insigne, i cili nuk fali. 3-0 dhe praktikisht gjithçka ishte e mbyllur dhe ashtu rezultoi, pasi deri në fund nuk pati gol tjetër.

Italia vijon të thellojë rekordin, me 28 ndeshje pa humbje në arenën ndërkombëtare. Humbjen e fundit ua ka shkaktuar Portugalia në shtator të vitit 2018.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME