Categories Lajme

Kanabisi në repartin e Zall-Herrit, mister se kush kultivoi drogën

Teksa 3 ushtarakët, përgjegjës për të ruajtur repartin ushtarak të Zall-Herrit janë në burg për parcelën e kanabisit që u zbulua brenda tij, mister ngelet se kush janë kultivuesit. Në rrëfimet e tyre, tre ushtarakët e arrestuar insistojnë se e kishin të pamundur të kontrollonin zonën e pyllëzuar që është e shtrirë mes dy fshatrave të Kamzës dhe Zall Herrit.

Por gazetari i News24 dhe BalkanWeb, Igli Çelmeta, mëson se tre ushtarakët e arrestuar, Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhurda, kanë firmosur një dokument në periudhën qershor-korrik, ku ata konfirmojnë si inspektorë se nuk kishte bimë të kultivuara në brendësi të repartit.

Burime nga grupi hetimor thonë se në vendin ku ishte kultivuar kanabisi janë gjetur si prova një bidon plastik dhe prova të tjera që janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme, ku mund të gjenden shenja e gishtërinjve, provë e rëndësishme për të zbuluar autorët e kultivimit të kanabisit. Ky është rasti i pari që në një bazë ushtarake gjendet drogë e kultivuar, duke u shndërruar në një skandal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME