Categories Sport

“Luftë” totale, PSG “fshin” Mbappe, ndalon edhe shitjen e fanellave

Mes PSG dhe Mbappe nuk ka paqe, përkundrazi, vijon “lufta” e ftohtë në distancë. Së fundi, klubi francez ka hequr muralen e tij nga “Parku i Princave” ndërsa ka ndalur shitjen e fanellave nga dyqani fizik i klubit, për momentin fanella e kapitenit të Francës mund të blihet vetëm online. Më herët Mbappe nuk u përfshi në fazën përgatitore ndërsa vijon të stërvitet i diferencuar. Lojtari pak kohë më parë njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën e tij aktuale që i skadon në 2024, një vendim që nuk është pritur mirë nga stafi drejtues i PSG.

Pavarësisht se i kanë të gjithë detajet kundër, PSG nuk heq dorë nga kërkesa e tyre prej 250 milionë euro për të lënë të lirë Mbappe. Reali Madrid, klubi i destinuar për Mbappe, nuk nxitohet, por po pret me qetësi të kalojë koha, të vetëdijshëm se në një moment edhe sheiku Al Khelafi do të thyhet, historia ka treguar se në të raste të ngjashme fiton gjithnjë vullneti i lojtarit.

Dembele

Situata me Mbappe ka shqetësuar shumë edhe trajnerin Luis Enrique, por klubi francez i ka bërë këtë të martë një tjetër dhuratë, të gjithë mediat bashkohen në një pikë, Ousmane Dembele është lojtari më i ri i PSG.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME