Kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Gjermani.
Në fjalën e tij kancelari Scholz u shpreh se në takimin e parë u thelluan në një sërë temash marrëdhëniet e ngushta për procesin e afrimit në BE, për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe koordinimin e qasjes përballë agresionit rus në Ukrainë.
Scholz: Agresioni vrastar dhe i pakuptimtë i Rusisë kundër Ukrainës na bën të qartë dhe në mënyrë të dhimbshme para syve se arritjet evropiane të viteve të fundit nuk janë më diçka e vetëkuptueshme. Ne duhet të angazhohemi çdo ditë nga e para për një jetë në një hapësirë të hapur lire dhe demokracie të sundimit të ligjit. Gjermania angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kancelari shtoi se kjo është në interesin e përbashkët dhe ka rëndësi vendimtare për stabilitetin në rajon dhe në gjithë Evropën.
Scholz: Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për ta falenderuar Shqipërinë. Në plan ndërkombëtar Shqipëria merr përsipër rolin e saj proaktiv dhe konstruktiv. Shqipëria i mbështet vendimet e BE në politikën e përbashkët me 100%. Njësoj si ne Shqipëria dënon luftën e Rusisë kundër Ukrainës, dënon në mënyrë të qartë krimet e kryera nga Rusia ndaj popullatës civile. Së bashku ne i kërkojmë Putin të bjerë dakord për një armëpushim dhe të zhvillojë negociata të vërteta paqeje. Marrëdhëniet tona bilaterale me Shqipërinë janë të shkëlqyera. Prej 35 vitesh qeveria federale bashkëpunon ngushte me Shqipërinë.
Kancelari bëri me dije ne nesër do të në nënshkruhet në Tiranë marrëveshja për njohjen reciproke të njohjes së patentave.
