Kandidatët e Nisma Shqipëria Bëhet takim me qytetarët në Vlorë “Në 11 maj duhet të kthejmë shpresën” Kandidatet për deputet te Nisma Shqipëria Behet Ornela Hila, Idlir Islamaj dhe Aleksander Runaj kanë zhvilluar nje takim me qytetarë të Vlorës për të prezantuar programin elektoral. Arsimi, familja, pesionet, ndihma sociale , prona, taksat, turizmi, politikat per zhvillimin e qarkut të Vlorës ishin në qëndër të diskutimeve, ku qytetarët u bënë protagonistë me pyetje, por edhe opinione. Është e rëndësishme që Vlora dhe mbare Shqipëria të votojnë nr6, u shprehen Hila, islamaj e Runaj, pasi kemi nevojë të votojmë të lirë, të jetojmë të lirë e të kthejmë shpresën në këtë vënd. Në 11 maj do ikin ata që kanë cenuar në këto vite Shqipërinë e Vlorën dhe duam të krijohen kushtet, qetësia e siguria për të rikthyer në atdhe Shqiptarët e larguar për ta ndërtuar jetën sërish pranë familjes. Nisma Shqipëria bëhet ka në Vlorë djem e vajza te arsimura jashtë, profesionistë që kanë shkëlqyer në cdo fushë që kanë zgjedhur e që me kulturë europiane janë kthyer të kontribuojnë për të ardhmë e Shqipërisë.


