Categories Lajme

Kandidati demokrat Cory Booker heq dorë nga gara për president të SHBA-ve

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Cory Booker ka njoftuar se do t’i japë fund fushatës pas rezultateve dëshpëruese nëpër sondazhe.

Senatori nga Nju Xhersi ka dështuar që të kualifikohet për debatin e ardhshëm mes demokratëve që do të mbahet në Ajoa të martën. Booker është konsideruar si yll në rritje në partinë e tij, mirëpo nuk ka arritur të fitojë mbështetje të mjaftueshme.

Aktualisht 12 demokratë janë duke garuar për të fituar pozitën e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
“Sot jam duke pezulluar fushatën time për president me të njëjtin frymë që e kam nisur”, ka thënë ai në një video, teksa ka njoftuar për dhënien fund të fushatës.

Zgjedhjet për president të SHBA-së do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME