Categories Lajme

Kandidati për Bashkinë Himarë takim në Fshatin Pilur

Rikthehemi në Pilurin tonë të dashur sërish pas shumë e shumë takimeve, Festivaleve si ai i “Netëve të Bejkës së Bardhë”, Festave dhe Ceremonive të ndryshme që kemi organizuar. Pikërisht në Sheshin e Rindërtuar, si një investim dinjitoz për vetë prestigjin që përfaqëson fshati me pamjen padyshim më të bukur në Mesdhe.

Jemi në Pilurin tonë, në një takim festiv plot emocion me banorët e tij të mrekullueshëm që na presin si përherë krahëhapur. Sepse në Pilur kemi çfarë të themi nëpërmjet investimeve madhështore që kemi realizuar, rrugën e re dhe sheshin qëndro të fshatit.

Kemi zgjidhur problematikat me energjinë elektrike, ujin e pijshëm, aksin e ri me Lumin e Vlorës, shtëpitë të kthyera në bujtina, shërbimet dhe gjithçka tjetër. Jemi në Pilurin tonë duke ndjerë ngrohtësinë dhe emocionin që kanë këta njerëz të nderuar për punët e realizuara në kohë nga Qeveria Shqiptare.

Emocione këto të cilat u shprehën edhe tek Drejtuesi Politik të Partia Socialiste e Shqipërisë për Qarkun Vlorë, Blendi Klosi si dhe Deputetin e Pilurit dhe gjithë Himarës Vullnet Ruzhdi Sinaj, si dhe strukturat drejtuese të Partia Socialiste Himare.

Protogonistë të pandarë të kësaj fushate elektorale, në të gjitha takimet problemore që po organizojmë në Qendrat e Banuara të Bashkia Himarë. Falenderim dhe mirënjohje Pilurit kudo që këta njerëz të mrekullueshëm jetojnë e punojnë për mbështetjen tyre të pakursyer! #VetëmPërpara #KurrëMëMbrapa #PiluriVoton

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME