Categories Lajme

Kandidati për deputet Anduel Tahiraj zhvilluan një takim entuziast me banorë të rajonit nr.2

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga deputeti aktual Edmond Leka dhe kandidati për deputet Anduel Tahiraj zhvilluan një takim entuziast me banorë të rajonit nr.2 në qytetin e Vlorës. “Numri 12 duhet të jetë edhe referendum për këtë avatarin e ditëve të fundit që ka zbritur në Vlorë e që zbuloi komplotin se tha do marrin 9 mandate.

Unë tha zbulova komplotin se vlonjatët do të votonin për 9 mandate për Partinë Socialiste. Pra, problemi i këtij mikut që erdhi nga Tirana, Presidenti që na u vetshpall lider i opozitës kishte hallin pse qytetarët e Vlorës do të jepnin 9 mandate për Partinë Socialiste.

E vërteta është se qytetarët e Vlorës do ti japin 9 mandate për Partinë Socialiste sepse Partia Socialiste ja ngriti dinjitetin Vlorës jo thjesht me këngë, histori e lapidare por edhe me vepra konkrete.

Patjetër këtyre ju vret sytë e bukura, edhe Presidentit edhe këtyre tjerëve këtu. Në çdo vend që trokasin ju thonë se në Vlorë po bëhet ndryshim i madh”, u shpreh Gjiknuri. Në vlerësimin e tij, të gjithë besojnë tek kjo Vlorë e ndryshuar. “Të gjithë jemi dëshmitarë se kjo Vlorë është shumë herë më e bukur dhe këto erdhën sepse patëm një qeveri që punoi për Vlorën. Ne na duhet vota për numrin 12 për Partinë Socialiste.

Të dashur vëllezër dhe motra, mos e hidhni votën dëm, ata duan ta ndalojnë zhvillimin e Vlorës. E deklarojnë përditë se projektet e Vlorës thonë do ti çojmë në SPAK, në prokurori. Ne duhet ti themi të kundërtën, ne vlonjatëve na ka ardhur fati, shyqyr që po investohet dhe këto projekte do ti çojmë deri në fund. Vlora është e jona, nuk ështe e Lul Bashës dhe të tjerëve të cilët e kanë treguar se sa e duan këtë qytet. Çfarë bënë ata kur ishin në pushtet?

Asgjë! Ne e kemi një mission të nisur, kemi një rrugë që se kemi përfunduar, ky Qark ka potenciale të mëdha dhe jo më kot qeveria socialiste ka investuar në këtë Qark. Për të mos I lënë në mes këto, sic duan ata të bëjnë për të na kthyer prapa, ne duhet të votojmë numrin 12 Partinë Socialiste. E ardhmja juaj është zhvillimi i këtij qyteti, zhvillimi i këtij qyteti ka vetëm një destinacion numrin 12.

Nuk ka asnjë numër tjetër”, theksoi Gjiknuri. Më tej, ai ftoi qytetarët e Vlorës në një referendum masiv për ti dhënë përgjigje edhe pretendimeve të Presidentit Ilir Meta. “Avatari që ka ardhur të zbulojë komplotet në Vlorë ka dalë dhe thotë unë jam kandidati i opozitës, unë jam drejtuesi i opozitës. Ai ka kohë që kërkon një referendum, le ti japim referendumin në Vlorë.

Qytetarët e Vlorës nuk janë mish për top, as njerëz që mbajnë armët aty fshehur dhe tu vijë Ilir Meta tu thotë rrëmbeni armët ju për kuislingët. Ne në histori kemi luftuar pushtuesit, ne jemi pro zhvillimit dhe të mirës. Tani meqe ai do referendum, le ti japim referendumin alla vlonjatçe me 9 mandate për Partinë Socialiste dhe ai të mos shkelë më në Vlorë”, kërkoi Gjiknuri. Deputeti Edmond Leka pohoi se vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste mund të bëjnë për Vlorën dhe për Shqipërinë.

Sipas tij, është kjo arsyeja që në 25 prill të gjithë duhet t’i drejtohemi kutive të votimit për të mbështetur Partinë Socialiste, si shenjë mirënjohje për të gjitha investimet e realizuara në Vlorë. Në fjalën e tij kandidati për deputet Anduel Tahiraj pohoi se “Të gjithë jemi dëshmimtarë se Vlora është kthyer në qendër të turizmit shqiptar në saj të trasformimit të saj.

Në 25 prill duhet të tregojmë se nga Vlora vendoset fati i Shqipërisë, në 25 Prill Vlora do të vendosë vazhdimin e rrugës së nisur. Në 25 Prill kemi vetëm 1 emër, emrin e Partisë Socialiste.

Kundërshtarët tanë nuk kanë lidhje me Vlorën por vijnë në Vlorë vetëm për interesat e tyre. Vlonjatët do të votojnë jo vetëm me zemër siç e kanë votuar gjithmonë por do të votojë me mendje për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ne kemi vetëm një numër, numrin 12”, theksoi kandidati për deputet Anduel Tahiraj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tonelatat me patate futen në magazina, fermerët: S’ka treg, çmimi është i ulët

Në fushat e Divjakës, fermerët po mbledhin dhe magazinojnë tonelata patate, e cila ka mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Bradashesh, përplasen dy automjete, plagosen katër persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:10, në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë, U rrëzua tek blloqet e betonit, dhe nuk është rasti i parë

Një incident është shënuar gjatë ditës së sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, ku një grua…

LEXO ME SHUME