Categories Politike

Kandidatja për kryeministre në veri të Kosovës, mesazh kundër ndryshimit të kufijve

Kandidatja e LDK-së për kryetare të Qeverisë, Vjosa Osmani, së bashku me kreun e LDK-së në Prizren, Anton Quni, kanë vizituar disa fshatra në veri të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Osmani ka dhënë mesazh kundër prekjes së kufijve, duke thenë se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.Sipas Osmanit, për guxim e për shtet nuk mund të flasin as ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale.

“As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikonin sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet”, ka shtuar ajo.

Në lidhje me një plan për ndryshimin e kufijve ka shkruar sot dhe gazeta serbe Telegraf.

Sipas gazetës serbe Telegraf, Presidenti amerikan Donald Trump ka përgatitur një paketë për zgjidhjen e çështjes së kufijëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Me ndryshim kufijsh kuptohet që pjesa veriore e Kosovës të jetë brenda kufijve të Serbisë kurse faltoreve serbe në Kosovë do tu jepet status i veçantë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME