Categories Lajme

“Kanë kaluar tre javë dhe vendimi s’është zbardhur,” grupi Bajri kallëzim penal për gjyqtaren

Katër anëtarë të grupit ‘Bajri”, Safet Rustemi (Bajri), Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali, kanë depozituar një kallëzim penal për gjyqtaren Ilirjana Olldashi, e cila vendosi për ta tre javë më parë të jepte sërish masën e sigurisë “arrest me b.urg”. Në kërkesën e tyre thuhet se gjyqtarja ka shpërdoruar detyrën, pasi sipas tyre, ende nuk është zbardhur vendimi, sepse u lanë në burg. Bajrajt pretendojnë se gjy.kata dhe prokuroria kërkojnë që t’i mbajnë në burg me çdo kusht. Më 22 nëntor skadoi në gjykatë masa e sigurisë e caktuar një vit më parë, por prokuroria ka ngritur akuza të reja për Bajrajt, që janë ato të gjobëvënies dhe ndikimit të paligjshëm, pas zbulimit të skandalit në spitalin e Shkodrës, ku rezultonte se Behar Bajri ushtroi ndikim duke punësuar mikeshën e tij, Jorida Murati. Prokuroria kërkoi 10 masa të reja arresti me burg për 10 persona, por vetëm 7 u aprovuan nga gjykata, njëra prej tyre për Sirjan Alijan, i cili është ende në kërkim. B.urg u caktua për Behar Bajrin, Safet Rustemin, Ilir Rustemin, Asmer Bilalin, Ismet Idrizin ndërsa në “arrest shtëpie” u la Jorida Muratin. Jorida Murati, merrte pagën si infermiere në spitalin e Shkodrës, pa punuar asnjë ditë. Grupi Bajri u godit më 21 shtator 2018, bashkë me Safet Bajri (Rustemi). Rustemi u bë i njohur për publikun shqiptar në korrik të vitit 2018, pasi mediat belge ngritën alarmin se Rustemi fshihej në Shqipëri, ndërkohë që ishte i dënuar me 22 vite burg në Belgjikë. Ato e etiketuan si të fortin e Shkodrës, dhe qyteti verior u quajt një Palermo që ishte nën kontrollin e 5 familjeve mafioze. Ai u arr.estua bashkë me të tjerë anëtarë të familjes Bajri, ku në operacionin “Oaz” u prangosën në total 11 persona. Të ar.restuarit, bashkë me Rustemin ak.uzohen në Shqipëri për vrasje, gjobëvenie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, trukim ndeshjesh, ar.mëmbajtje pa leje. Pas ar.restimit të tij në Shqipëri, ministri i Drejtësisë belge Koen Geens tha se do të kërkojë nga autoritetet shqiptare që Bajri të vuajë në Shqipëri dënimin, pasi ekstradimi i tij në Belgjikë është i pamundur, pasi nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME