Categories Lajme

Kanë ngritur “në këmbë” gjithë Greqinë! Këta janë dy shqiptarët e arratisur nga burgu i Kretës

Janë identifikuar vetëm 2 prej 4 shqiptarëve që kanë arritur të arratisen nga Komisariati i Çanisë. Njëri prej të arratisurve i cili cilësohet edhe si më i rrezikshmi është Olis Thoma Prifti. 43-vjeçari me origjinë nga Dropulli është dënuar në vitin 2016 dhe ndaj tij rëndojnë akuzat e “pjesëmarrjes në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme.

Shqiptari është arrestuar në vitin 2016, pasi gjatë një grabitjeje me bandën e tij shqiptare mbeti e vdekur një 84-vjeçare. Ndërkohë i arratisuri tjetër është identifikuar si Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka i dënuar për grabitje. Ndërkohë të arratisur janë edhe dy shqiptarë të tjerë, një 34-vjeçar shqiptar me iniciale F.F i dënuar për trafik droge dhe një 29-vjeçar me mbiemrin B i dënuar për trafik droge.

Katër shqiptarët dhe një pakistanez kanë ngritur në këmbë policinë në Kretë dhe gjithë Greqinë pasi arritën të arratiseshin nga Komisariati i Çanisë. Të arrestuarit kanë arritur të arratisen nga tualeti i qendrave të paraburgimit pa u vënë re.

Sipas mediave arratisja e të dënuarve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (06.02.2022) nga Komisariati i Çanisë . Pesë të arrestuarit sipas informacioneve të deritanishme kanë arritur të presin hekurat në dritare nga tualeti i qendrës së paraburgimit. Por ka informacione se ata mund të kenë thyer edhe murin për të dalë më lehtë nga aty ku ishin futur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME