Categories Lajme

Kanoset në zyrë prokurorja në Sarandë! Shoqërohen për të dëshmuar 2 shtetase

Një prokurore në Sarandë, emri i të cilës nuk bëhet i ditur është kanosur ditën e sotme në zyrën e saj. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, kur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, janë paraqitur dy shtetase të cilat ka kërkuar takim me Prokuroren.

Burime paraprake bëjnë me dije se të dyshuarat, identitetet e të cilave ende nuk bëhen të ditura, janë të afërme të viktimës, një e mitur, të një vepre penale, ndodhur ditët e fundit në Sarandë, ku për autorin e së cilës Prokurorja kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi “

Të dyshuarat, të cilat nuk kanë qenë dakord me këtë masë sigurie kanë fyer  dhe kanosur sot Prokuroren e gatshme që ka dhënë masën, brenda mjediseve të institucionit.

Të njoftuar për ngjarjen, efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë janë ndodhur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të dyshuarat, nga të cilat janë marrë dëshmitë.

Për shkak të konfliktit të interesit, hetimet lidhur me ngjarjen do të vijojnë nga Prokuroria e Gjirokastrës për veprën  penale “kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se si provë kryesore do të shërbejnë pamjet filmike të Prokurorisë së Sarandës, të cilat tashmë janë sekuestruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME