Categories Lajme

Kapen duke transportuar 13 emigrantë, Shoqërohen dy persona në Devoll

Dy persona janë arrestuar në Korçë, në kuadër të operacionit “Perimetri” pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të fshatit Vishocicë, Devoll, dy mjete tip “Range Rover” dhe “Golf” për të cilët kishte dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm dhe janë vënë në ndjekje të tyre.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Range Rover” me drejtues shtetasin B. A., u gjetën 13 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së. Nga h etimet e kryera rezulton se edhe shtetasi N. B., i cili drejtonte mjetin tip “Golf”, ishte bashkëpunëtor me 25-vjeçarin B. A., në këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i plotë: Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kapën duke transportuar 13 emigrantë të p aligjshëm, vihen në p ranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit k riminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të p aligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve B. A., 25 vjeç dhe N. B., 30 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje) të dy banues në Golem.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të fshatit Vishocicë, Devoll, dy mjete tip “Range Rover” dhe “Golf” për të cilët kishte dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm dhe janë vënë në ndjekje të tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Range Rover” me drejtues shtetasin B. A., u gjetën 13 emigrantë të p aligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera rezulton se edhe shtetasi N. B., i cili drejtonte mjetin tip “Golf”, ishte bashkëpunëtor me 25-vjeçarin B. A., në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME