Categories Lajme

Kapen mat nga policia tre persona në Shkodër, DETAJE

Në vijim të operacionit policor “Gjysmëfinalja” janë arrestuar tre persona në Shkodër. Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit kishin përshtatur lokalin për organizmin e lotarive të palejuara dhe përdorimin e l ëndëve n arkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrolli të ushtruar në ambientet e ndryshme të lokalit u gjetën disa qese farmaceutike me l ëndë na rkotike c an nabis s ativa dhe një peshore e vogël.

Njoftimi i policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Gjysmëfinalja”. Kishin përshtatur lokalin për organizmin e lotarive të palejuara dhe përdorimin e l ëndëve n arkotike, vihen në p ranga 3 shtetas.

Nga strukturat e Sektorit për H etimin e K rimeve të DVP Shkodër, në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. L., 21 vjeç, banues në Jubicë, Koplik dhe E. C. 46 vjeç, banues në Llazan, Koplik, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”, dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim d roge”

-L. R. 27 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale  ose veprimtarisë kriminale”.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal në Koplik ushtrohej aktivitet i jashtëligjshëm i lojërave të fatit dhe përdoreshin l ëndë n arkotike, kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm të ambientet e këtij lokali, ku gjetën makineri për lojërat e fatit, një tavolinë pokeri me letra bixhozi dhe çipsa.

Gjithashtu, gjatë kontrolli të ushtruar në ambientet e ndryshme të lokalit u gjetën disa qese farmaceutike me lë ndë n arkotike c an nabis sativa dhe një peshore e vogël.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit L. R iu gjet një sasi lënde n arkotike e d yshuar k anabis.

Si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 160 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi e vogël l ënde na rkotike në formë çokollate, 5 makineta për lojërat e fatit, 1 tavolinë pokeri, 1 kuti me çipsa dhe 4 aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME