Categories Lajme

Kapet 55-vjeçari, nxirrte pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorit

Një 55-vjeçar është arrestuar pasi nxirrte pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorit që tashmë prej muajsh është shpallur zonë e mbrojtur. B.L, nga Skrapari me veprimet e tij ka dëmtuar habitatin dhe pllakat që ka nxjerrë ja shiti një 40-vjeçari nga Pogradeci i cili u kap duke transportuar 9 m3 pllaka dekorative me kamion, pa dokumentacion.

Ky i fundit është proceduar penalisht. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit

Berat, Vijon kontrolli për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në zonen e mbrojtur te malit te Tomorit. Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundërligjshme, arrestohet 1 shtetas për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Procedohet penalisht edhe transportuesi i pllakave dekorative, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•B. L., 55 vjeç, banues në Skrapar. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. M., 40 vjeç, banues në fshatin Çërrave, Pogradec. Arrestimi i shtetasit B. L. u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerr pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur. Ky shtetas, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme, ia ka shitur shtetasit P. M., i cili u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip kamion, 9 m3 pllaka dekorative pa dokumentacionin përkatës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME