Categories Lajme

Kapet kallashnikovi në terminalin jug-lindor të autobusëve, ishte mbështjellë me batanije, dy në pranga

Florjan Kollonata, 27 vjeç, nga Korça dhe Xhentino Pllana, 28 vjeç, nga Pogradeci, të dy banues në Tiranë, u arrestuan nga policia e kryeqytetit rreth mesditës së të shtunës në terminalin jug-lindor të autobusëve, pasi po transportonin një kallashnikov nga Korça për në kryeqytet.

Arrestimi i tyre është bërë pas informacioneve që policia mundi të sigurojë përmes rrugëve informative, ndërsa arma ishte mbështjellë me batanije dhe ishte futur në një çantë të madhe.Dy të rinjve iu gjet me vete edhe një thikë buke, ndërsa iu sekuestruan edhe 3 aparate celular.

Nga Korça dy shokët erdhën me autobus të linjës. Akoma nuk dihet arsyeja e sjelljes së armës në Tiranë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.Arma do të dërgohet në laborator për ekspertizë, për të parë nëse është përdorur në krime të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME