Categories Lajme

Kapet me doktoraturë të vjedhur një tjetër eksponent i lartë i ‘Rilindjes’: Mimi Kodheli

Zbulohet një tjetër doktoraturë e vjedhur, plagjaturë, e një deputeteje të njohur, e ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe njërës nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Edi Ramës.

Lajmin e ka publikuar ish-Zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka në rrjetet sociale, që citon dhe burimin e informacionit. “Merrni gomën z. Kryeministër dhe fshini plagjiaturat! – shkruan Muka. – Vladimir Kola, Universiteti Sapienza zbulon plagjiaturën!

Plagjiatura e Tezës së Doktoratës së zonjës Mimi Kodheli, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhori Kule, në atë kohe Rektor pranë fakultetit te Ekonomisë, “Universiteti i Tiranes” mban titullin “Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë”, e vitit 2015.

Tezën e plotë e gjeni në internet në ketë adresë: http://ëëë.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Mimi-Kod…

Pas shumë ore kërkimi ne internet, kam zbuluar se zonja Mimi Kodheli ka kopjuar disa paragrafë te Tezës së saj te Doktoratës, pa cituar autorin origjinal, domethënë i ka paraqitur paragrafët ne fjalë, sikur t’i kishte shkruar vetë ajo.

Me ketë rast përfitoj të falënderoj zotin Taulant Muka, i cili ishte i pari që e vuri në dukje problemin e plagjiaturës në Shqipëri dhe na nxiti edhe ne të tjerëve që të kërkojmë në internet për ketë çështje.

Me sa kam arritur të zbuloj unë, zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit “From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë te Tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrispondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë: https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…

Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli “Should inflation targeting be abandoned in favour of nominal income targeting?”, me autorë Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë:

Klikoni që të hyhet te ëp-12-2013.pdf

Gjithashtu, ka kopjime edhe nga artikulli: “Inflation Targeting: Holding the Line”, Sarëat Jahan,

https://ëëë.imf.org/external/pubs/ft/fandd/basics/target.htm.

Me poshtë po ju vë krahasimin e detajuar:

“From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, Frederic S. Mishkin, January 2000 ((ky artikull është vendosur në listën e literaturës së konsultuar, por siç e thashë, zonja Kodheli ka kopjuar prej tij faqet që përmenda më parë, duke i paraqitur sikur t’i kishte shkruar vetë ajo).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME