Categories Lajme

Kapet një shqiptar në Gjermani

Gjatë një kontrolli të makinave në autostradën gjermane “A3” në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, policia  ka gjetur dhe sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë.  Sipas përllogaritjeve, vlera e kokainës arrin në 1.1 mln euro.

Droga ishte instaluar në mënyrë profesionale dhe ishte fshehur në pjesë të ndryshme të veturës, ka njoftuar të premten prokurori në Ellëangen dhe policia kriminale në Aalen.

Autoritetet prej kohësh kanë patur nën vëzhgim një 30-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet të ishte pjesë e një grupi trafikantësh në zonën e Aelen në Gjermani.

Në bashkëpunim me kolegët bavarez të policisë së trafikut në Aschaffenburg, vetura e personit ishte ndaluar qëllimshëm dhe me objektiv gjatë ditës së mërkurë në autostradën A3.

30-vjeçari thuhet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen. Ai është arrestuar dhe të enjten ndaj tij është lëshuar ​​një urdhërarrest, shkruan më tej Albinfo.ch.

Në rrethinën e Ludëigshafenit, ai ishte lajmëruar me identitet të rremë. Shqiptari ka qenë anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç, tashmë ishin arrestuar në shtator. Pas arrestimit ata janë mbajtur  në paraburgim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME