Një peshkaqen i r rezikshëm ka rënë në rrjetet e peshkatarëve në Himarë. Specia grabitqare, e cila është rreth 2 metra e gjatë peshon rreth 100 kilogram. Nuk është hera e parë që në ujërat e detit Jon kapet një specie e tillë. Rreth një muaj më parë në ishullin e Sazanit u kap një peshkaqen dhelpër.

