Categories Lajme

Valdete Daka për Ora News: Gati për zgjedhje, zona e nxehtë veriu i Kosovës

Më 6 tetor Kosova mban zgjedhjet parlamentare të përkohshme. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në një intervistë ekskluzive për Ora News deklaron se zgjedhjet do të vëzhgohen nga BE ndërsa OSBE ka vetëm mision këshillues.

“BE me kërkesë të presidentit ka sjellë misionin vëzhgues. Që nga momenti i parë kanë nisur vëzhgimin e procedurave paraprake. Do të vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve dhe procedurat e pas ditës së zgjedhjeve. Ata do të përpilojnë një raport me rekomandime eventuale.”

OSBE do të jetë prezent me një rol këshillues por nuk kanë kompetencë ekzekutive. Ata kanë më tepër mision vëzhgues.

Zonja Daka shpreson se pas zgjedhjeve do të ketë një reformë të mirëfilltë zgjedhore.

“Shpresoj një reformë zgjedhore e mirëfilltë pas këtyre zgjedhjeve siç kërkohet nga BE.

Sfida mbetet veriu i Kosovës

“Veriu i Kosovës ku pjesët e popullatës me shumicë serbe, janë zona të nxehta edhe pse ne kemi organizuar shumë palë zgjedhje dhe vëmendja jonë do të përqëndrohet në atë pjesë” thotë Daka në intervistën telefonike me Ora News.

Zonja Daka parashikon që rezultatet e para të dalin 2- 3 orë pas mbylljes së procesit.

“2-3 orëve të para të mbylljes së procesit do të kemi rezultatet live. Kemi përmirësim të dukshëm të infrastrukturës dhe shpresoj të mos kemi një pengesë teknike.”

Votimi i diasporës

Daka thotë se ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit është vënë re një numër i madh aplikimesh

 “Këtë vit kemi një numër jashtëzakonisht të madh që kanë shprehur interesim. Janë 42 mijë aplikime për tu regjistruar si aplikues për të votuar. Do shohim sa do të votojnë. Dua të theksoj se kjo procedurë është shumë e komplikuar dhe e kushtueshme” 

Zonja Daka ka dhe një apel për të dielën

“Partitë politike i thërras që të dielën të respektojnë Kushetutën dhe ligjet në fuqi ndërsa qytetarët ftoj të shfrytëzojnë këtë të drejtë të dalin të votojnë dhe të kemi ata që janë më të mirët në qeverisje”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME