Categories Lajme

Kapet “sekseri” i Illyrian Guard

Një 34-vjeçar është arrestuar me akuzën se ka ndërmjetësuar kundrejt pagesës punësimet në kompaninë e shtetërore të sigurisë Illyrian Guard.

Edmond Zaimi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit, pasi Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën arrest me burg në mungesë për veprat penale ushtrim e ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

I riu akuzohet se mori si ryshfet shumën prej 500 mijë lekësh me qëllim për ti dërguar tek drejtuesit e kompanisë në varësi të ministrisë së brendshme, në këmbim të vendit të punës.

Rasti u bë publik në media në muajin shtator, ku personi që pagoi rryshfetin u kualifikua në provat fizike dhe më pas u punësua si pjesë e efektivëve të kompanisë së sigurisë. Kompania Illyrian Guard u krijua nga Ministria e Brendshme me qëllim ruajtjen e institucioneve shtetërore, ku pjesë e kompanisë janë rreth 500 punonjës.

Numrit të punonjësve pritet ti bashkohen dhe një pjesë e efektivëve të policisë së shtetit me moshë mbi 55-vjeç dhe do shërbejnë në ruajtjen e godinave qeveritare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME