Categories Lajme

Kapshticë, dhjetëra shqiptarë udhëtojnë drejt Greqisë si punonjës sezonalë (Foto)

Ditëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka pasur fluks udhëtaresh të cilët i janë drejtuar shtetit grek si punonjës sezonalë. Ky fluks ka ardhur falë marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për punësimin sezonal në sektorin e bujqësisë. Përzgjedhja e punëtorëve është bërë përmes listave nga kryetarët e bashkive të qyteteve të juglindjes dhe jo vetëm, aplikim ky që pason më pas me përzgjedhjen nga shteti grek.

Burime pranë kësaj pike kufitare bëjnë të ditur se mesatarisht në këtë pikë kufitare paraqiten 50-60 shtetas në ditë, të cilët pasi kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme kalojnë drejt Greqisë.
Emigrantet për të shkuar drejt shtetit grek kanë udhëtuar në mënyrë të organizuar. Në autobusë lejohen vetëm 20 -25 persona, larg njeri-tjetrit, ku të gjithë duhet të jenë të pajisur me masa mbrojtëse duke shmangur kontaktin fizik. Kjo marrëveshje parashikon punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të 7 000- 10 000 shtetasve shqiptaret cilët do të punësohen me të drejta të plota në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME