Categories Lajme

Kapshticë, procedohet pronari i hotelit aty pranë, Kalonte persona për 1200 euro

Fiks Fare solli mbrëmjen e djeshme rastin e një pronari hoteli në pikën kufitare të Kapshticës , i cili kërkon 1200 euro për të kaluar si ndihmës kamionist në doganë, pa qenë punëtor sezonal. Menjëherë pas publikimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, policia njofton se është proceduar penalisht pronari i hotelit për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

“Duke marrë shkas nga pamjet filmike të transmetuara më datë 16.06.2021, në emisionin “Fiks Fare”, ku shfaqej pronari i një hoteli që ndodhet në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, duke i premtuar një qytetari se do ta ndihmonte për kalimin e nipit të tij, në drejtim të Greqisë, në këmbim të shumës 1200 euro, specialistët e Seksionit për H etimin e N arkotikëve dhe T rafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 44 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.”, njofton policia.

E dokumentuar me zë dhe figurë pronari i hotelit të vetëm në këtë pikë kufitare premton se mund ta kalojë qytetarin me vula të rregullta në doganë, të shkojë deri në Selanik dhe më vonë mund të udhëtojë për Athinë.

Ai tregon se këtë gjë mund ta bëjë në çdo moment, mjafton të stakohen paratë tek hoteli dhe ai i merr në momentin që personi mbërrin në Selanik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME