Categories Lajme

Kartëmonedha me dhjamë lopësh, indianët i bëjnë “namin” Bankës së Australisë

Komuniteti Hindu po i kërkon Bankës Australiane që të mos shtypë kartëmonedha me mish viçi.

Kërkesa vjen pasi u zbulua që Banka përdor dhjamë lope për të shtypur kartëmonedhat 5, 10, dhe 50 dollarëshe që tashmë kanë dalë në qarkullim.

Ndërsa kartëmonedhat 20 dhe 100 dollarëshe do të futen respektivisht në vitin 2019 dhe 2020.

Këtë javë, Presidenti i Shoqërisë Universale të Hinduizmit, Rajan Zed, i kërkoi RBA-së që të tregojë respekt për ndjenjat e hinduve dhe të përdorë një proces të prodhimit të kartëmonedhave që nuk e ka lopën si përbërës.

Sasi të vogla të dhjamit, të cilat merren nga dhjami i lopëve apo i deleve përdoren në prodhimin e kartëmonedhave të polimerit për të siguruar vetitë anti-statike.

Lopët janë të shenjta për hindutë dhe konsumi i mishit viçit është tërësisht në kundërshtim me besimet e tyre. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME