Categories Lajme

Vlora e Vjetër Historike,aktorët dhe faktorët kryesor që janë duke realizuar investimin e rëndësishëm

Vlora e Vjetër Historike ka mbledhur në një takim të zgjeruar këtë të mërkurë në zyrën e kryebashkiakut Dritan Leli, aktorët dhe faktorët kryesor që janë duke realizuar investimin e rëndësishëm.

Të pranishëm zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Fondit Amerikan, FSHF, si dhe firmës zbatuese të punimeve. Diskutimi rreth ecurisë së punimeve por edhe problematikave të shfaqura.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, sezoni turistik duhet ta gjejë të mbyllur pjesën më të madhe të këtij investimi. Leli tha se aktualisht problematika është shfaqur në drejtim të qemerit, ndërsa theksoi se do të ketë një financim të ri për rivitalizimin e të gjithë rrugës së hebrenjëve, por pritet ngritja edhe e muzeut këmbëtar të hebraizmit që do të ketë qendrën në Vlorë. Ky investim tha Leli do ti japë zhvillim Vlorës e në vecanti biznesit.

Kryebashkiaku Dritan Leli është ndalur tek problematika e qemerit të gurit, në të cilin ka shumë vite që nuk është ndërhyrë. Ky shqetësim sipas Lelit është rrjedhojë e dëmtimit të kanalit kullues në kondrat e qytetit, mbi të cilin janë realizuar shumë ndërhyrje. Kjo arterie është dëmtuar rëndë tha Leli dhe puna që do të realizohet do të synojë në mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet. (sinkron)

Investimi në Vlorën e Vjetër, pritet që të përfundojë në pjesën më të madhe të tij përpara sezonit turistik të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME