Kate Middleton ka veshur për herë të parë pantallona të shkurta duke thyer kështu rregullin mbretëror sipas të cilit ato duhet të veshin vetëm fustane ose funde.
Dukesha e Kembrixhit, u shfaq për “King’s Cup Regatta” në Cowes, e veshur me një xhaketë të bardhë, pantallona të shkurtra blu, kapele dhe atlete. Kjo është hera e parë që Kate shfaqet me pantallona të shkurta që kur mori statusin e dukeshës. “Mos bëni panik por Kate Middleton veshi pantallona të shkurta. Bravo duhet t’i veshësh më shpesh sepse të shkojnë”, shkroi një fans në Twitter.



