Categories Lajme

Katër vīktima në një javë në Durrës, kullat e vrojtimit bosh pa roje

Vetëm në një javë në plazhin e Durrësit kanë humbur jetën katër qytetarë. Por pavarësisht kësaj vihet re mungesa e rojeve bregdetare. Me gjithë fluksin e lartë vihet re mungesa e rojeve të plazhit në këtë kullë qëndron pas shpinës time duhet të qëndronte vrojtuesi e roja bregdetare, por siç shihet ajo është bosh. Pushuesit ndihen të pasiguritë.

“Sivjet paska mungesë, nuk e kam pa këtë herët e tjera”, është shprehur një turiste.“Kur janë ato ne ndihemi më mirë”,ka thënë një tjetër. Të tjerë mundohen të jenë të kujdesshëm.

“Ne duhet të jemi më të kujdesshëm dhe ato më të ndërgjegjshëm”, ka thënë një pushuese në Durrës. Një tjetër pushues shprehet se fëmijëve të tyre u rrinë ato nga pas dhe janë më të kujdesshëm.

Nga Ura Dajlanit deri në afërsi të plepave janë ngritur 12 kulla vrojtimi, por nuk kanë staf. Këtë vit nuk është marrë ende asnjë masë për punësimin e rojeve bregdetare. Në 2016 në bazë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave të gjitha subjektet private që operojnë në buzë të detit duhet të kenë një kullë vrojtimi të pajisur me roje plazhi. Por ky vendim nga viti në vit duket se nuk ka gjetur zbatim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME