Categories Lajme

“Ke qenë në Palasë mo, sa ke dashur, ke lënë lekë pa hesap, se helbete luks”, Braçe bën postimin e çuditshëm

Zëvendës kryeministri i vendit, Erion Braçe, me anën e një postimi ne instagram i ka bërë apel qytetarëve që fundjavat e tyre të mos t’i kalojnë vetëm në Palasë, por ata mund të frekuentojnë dhe një destinacion më të lire siç është Berati. Duke përshkruar natyrën dhe vlerat e qytetit antik, Braçe i bën një promovim mjaft të mirë Beratit, q♪7 njihet për vlerat e tij turistike.

”Te njohesh misteret e tij te 2000 viteve, ne kala, lagjen unike brenda saj, Mangalem, Gorrice, kishat e xhamite ngjitur, pikturat e ngjyrat perralle te Onufrit, pastaj dy malet, kodrat, qytetin, nahijen, frutat, mbi te gjitha veren e rakine, nuk mjafton e shtuna; Po ku i dihet mund te rrish edhe nje dite me shume, mund edhe te kthehesh; Ja ku eshte, 1 ore e pak larg!”, shkruan mes të tjerave Braçe.

Postimi i plotë: FUNDJAVE, KU? UNE THEM NE BERAT TE SHTUNE! Ke qene ne Palase sa ke dashur, te kane pare atje e ke pare mooo sa nuk ke c’tregon me e c’sheh me; Madje ke lene fundjave pas fundjave leke pa hesap, se helbete luks!

Ktheje rrugen, SHKONEBERAT, eshte edhe me afer, te kushton edhe me lire xhanem. Por merr edhe shume me teper; Mbush shpirtin, trupin me ajer, kenaq nevojen tende per te ditur per 2000 vite qyteterim, por edhe per te bukuren, natyrale e njerezore; Ke edhe me shume; Mos harro Berati eshte mes dy malesh, Tomorrit te madh e Shpiragut te famshem!

Mos harro, eshte i vetmi qytet jo me periferi, por me nahije dhe nahija e tij eshte gjeja me e bukur qe kam pare ne kete vend, nga Qerreshniku, Rroshnik e Peshtan, ne anen tjeter Bilce, Drobonik, Mbreshtan, Sinje;

Mos harro lumin, nga rrjedha e siperme ne Skrapar dhe aventuren ne te e permes tij! Shikoni;
Eshte i vetmi qytet ne kete vend i bukur diten dhe i bukur naten! Te shohet dritaret nje mbi nje apo
permes dritareve po te tilla, nuk e gjen kund, eshte e pazakonte! Por edhe te zgjohesh ne kembe te malit, me diellin ne sy eshte po aq e pazakonte!

Te njohesh misteret e tij te 2000 viteve, ne kala, lagjen unike brenda saj, Mangalem, Gorrice, kishat e xhamite ngjitur, pikturat e ngjyrat perralle te Onufrit, pastaj dy malet, kodrat, qytetin, nahijen, frutat, mbi te gjitha veren e rakine, nuk mjafton e shtuna; Po ku i dihet mund te rrish edhe nje dite me shume, mund edhe te kthehesh; Ja ku eshte, 1 ore e pak larg!

SHKONEBERAT! A pooo, te lutem, mos harro, distancen fizike jashte e masken kur je brenda, duart sa me shpesh! Kalofshi mire mire!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME