Categories Lajme

“Ke tritol poshtë…”/ Mesazhi që mori drejtoresha në Shkodër

Një mesazh në telefonin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër duket se ka qenë shpëtimi i Suida Kukës nga shpërthimi i mundshëm.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije, se Suida Kuka, ka marrë një mesazh në telefonin e saj, nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasëse në mjetin e saj.

Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit.

Në dëshminë e saj në policinë e Shkodrës, Suida Kuka ka deklaruar se nuk e njihte atë numër, ndërkohe që pikërisht në këtë moment policia e Shkodrës dhe prokuroria po hetojnë edhe në lidhje me tabulatet telefonike dhe po kërkohet gjurmimi i numrit që dërgoi mesazhin.

Nga ana  tjetër në dëshminë në polici ajo ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona te tjerë ndërkohë që edhe sa i takon detyrës si titullare e institucionit nuk ka pasur konflikte apo presione.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë lagjen “Vojo Kushi” për të parë lëvizjet e dyshimta dhe personin me motor që dyshohet se ka vendosur lenden eksplozive.

Ende nuk ka një pistë hetimi nga ana e policisë së Shkodrës megjithatë ajo çfarë bëjnë më dije burimet mësohet se po hetohet në lidhje me pozicionin e punës së drejtoreshës Kuka.

Tashmë është konfirmuar se rreth 200 gr eksploziv është vendosur pranë mjetit të drejtoreshës Suida Kuka, ndërkohë që ekspertet bëjnë me dije se lënda eksplozive ka qenë me telekomandim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME