Categories Lajme

KED bën renditjen e kandidatëve, kush janë dy emrat që iu dërguan presidentit për anëtarin e 6-të të Kushtetueses

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi gjatë mbledhjes së sotme ka bërë të mundur pikëzimin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, duke i çuar presidentit Meta dy emrat e parë që janë Përparim Kalo dhe Aleksandër Toma. Meta do të duhet që të zgjedhë anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, e cila është kërkuar me ngut që të jetë funksionale brenda këtij viti nga ana e faktorit ndërkombëtar në Tiranë dhe jo vetëm.

Në mbledhjen e sotme të KED vijon diskutimi për kandidaten tjetër për në Kushtetuese, Zhaklina Peto, e cila është shprehur se e ka të pamundur që të mbledhë shpejt dokumentet e kërkuara për shkak se është infektuar me Covid. Në rast se do të skualifikohej, kjo do të ishte hera e tretë për Peton që penalizohej nga KED, ndërsa dy vendimet e tjera janë kthyer pas nga Gjykata Administrative.

Njoftimi i KED:  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 23.12.2020, vijoi mbledhjen, sipas rendit të ditës së njoftuar në datë 22.12.2020, në lidhje me miratimin e vendimeve për kandidatët e lejuar dhe miratimin e raportit përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar, Z. Aleksanër Toma dhe Z. Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës. KED do t’i përcjellë këto akte brenda ditës së sotme, pranë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME