Përbërësit
200 gr gjalpe
200 grsheqer
3 veze
1 tas miell
1 pako pluhur pjekes
4 lugë kafeje kafe (Nescafe Azera Espresso)
100 grarra (të grira)
600 ml pana(për ëmbëlsirë)
100 gr sheqer pluhur
Përgatitja
1 Në një enë kombinoni gjalpin, sheqerin dhe vezët. I trazoni mirë ndërkohë që shtoni miellin. Shtoni pluhurin pjekës. Më pas shtoni 2 lugë kafejeNescafe Azera Espresso dhe arrat.
2 Lyeni dy tava me vaj dhe i spërkasni me pak miell. Shtroni me kujdes masën e kekut që përgatitët. I piqni në furre për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë.
3 Ndërkohë në një enë shtoni panën. Teksa e trazoni shtoni edhe sheqerin pluhur. Shtoni përsëri dy lugë Nescafe Azera Espresso.
4 Nxirrni nga furra kekun dhe e servirni në një pjatë. Vendosni një shtresë nga kremi me pana që përgatitët.
5 Përsëriteni dy herë këtë gjë. Në fund i shtoni arrat e grira dhe Nescafe Azera Espresso. Keku më fantastik që keni përgatitur ndonjëherë është gati për tu shijuar!
