Categories Lajme

Kelmend/ Banorët kundër ndërtimit të HEC-eve: Do veprojë kanuni

Banorët e Kelmendit , dhe ato të Tropojes janë bërë së bashku për t’i thënë jo ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë dhe në lumin Cem përgjatë bjeshkeve të namuna të Malesisë së Madhe. Një përfaqësi e tyre është mbledhur në Tamarë për të diskutuar mbi mënyrën sesi shoqatat mjedisore dhe shoqeria civile do pengojnë këto hidrocentrale të cilat qeveria i ka miratuar pa miratimin e komunitetit dhe votën e Këshillit Bashkiak.

Gjeto Dukaj, përfaqesues i shoqerisë civile në kelmend tha se  çështja është në Straburg ndërsa deklaroi se qeveria ka vepruar pa transparence dhe në formë okulte dhe klienteliste . Ai tha se pasojat janë shkatrrimtare në mjedis dhe turizëm ndërsa benefiti që vjen nga keto hece të vogla është minimal.

Aktivistja mjedisore e Shoqates “Toka”  Catherine Bohne tha se nuk do dorezohen para burokracive ligjore , por do mbrojnë deri në fund mjedisin. Ajo e quajti çmenduri iniciativën e qeverisë për të ndërtuar hidrocentrale në një kohë kur vende të zhvilluara si Franca dhe Zvicra po heqin qindra të tillë pasi të gjitha studimet thonë se ato shkaterrojnë ekosistemin.

Edhe banoret thanë se nëse shteti  nuk respekton ligjin  atëherë do veprojë “Kanuni”

Perveç shoqatës Toka e cila mbron Lumin e Valbonës, për Lumin Cem ka nisur të ketë një reagim nga shoqeria civile dhe media dhe nga pala e Malit të Zi , sipas të cilës ndërtimi i hidrocentralit në këtë lum ka impakt ndërkufitar. Por nga ana e shtetit shqiptar nuk është përcjellë asnjë informacion shtetit fqinj mbi këtë vendim për të ndërtuar 4 hidrocentrale në këtë lum.

Brenda dy javës kryeministri Rama dhe kryeministri i Malit të Zi do takohen në Budva.

Aty pritet që pala malazeze të kërkojë llogaridhënie për lumin Cem.

Përtej këtyre takimeve dhe deklaratave , në këtë zona firma ndërton çdo ditë që nga muaji prill dhe nuk ka akoma një reagim zyrtar nga ana e pushtetit vendor apo atij qëndror në lidhje me polemikat që ka krijuar ky vendim në komunitet .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME