Categories Lajme

“Kemi ardhur në një univers ligjet e të cilit nuk i bëmë ne, por i gjetëm”, mesazhi i ndjerë i Dom Gjergjit pas tërmetit

Që pas tërmetit të datës 26 nëntor, me mijëra paslëkundje të fuqishme janë ndjerë këto dy muaj, duke shkaktuar vazhdimisht frikë dhe panik te qytetarët.

Mbrëmjen e kaluar një tjetër tërmet i fuqishëm tronditi vendin, me magnitudë 4.8 ballë dhe thellësi 7 km, me epiqendër 3 kilometër në veri të fshatit Bubq, duke rizgjuar sërish pasiguri tek banorët.

Ndërkohë Dom Gjergj Nikolla duke ju referuar fatkeqësive natyrore së fundmi edhe në botë shkruan se “sado të mundohemi nuk mund ta rrokim plotësisht kuptimin e jetës e as të vdekjes.

Na tejkalon pafundësisht. E në këtë rast ekzistenca, qoftë si jetë njerëzore e qoftë si materie, kthehet në një mister. Për mua ky mister ka një emër dhe është dashuria.”

Postimi i plotë:

“Diku një virus, diku tërmete, diku luftëra, diku tjetër sëmundje. Janë gjëra që ndodhin qysh se njeriu ekziston madje edhe para se ai të ekzistonte.

Do të vazhdojnë të ndodhin përsëri, ashtu sikurse do të vazhdojë të ketë njerëz që lindin, martohen, gëzojnë, ndërtojnë e arrijnë suksese. Kundërshtia është shoqja jonë e jetës.

E vërtetë se kur të dridhet toka nën këmbë ndjen frikë e ndjehesh i pasigurtë. Frika na banon e bashkëjeton me ne. Nuk e dimë si të reagojmë. Thjesht ndjejmë frikë. Frikë se nuk e dimë çka vjen më pas.

Kur ndodh që të kem frikë, as unë nuk di të sillem shpesh.
Megjithatë jetojmë në një botë që nuk e krijuam ne, por na u dha. Kemi ardhur në një univers ligjet e të cilit nuk i bëmë ne, por i gjetëm. Nuk njohim shumë nga kjo botë, madje shumë pak, e nuk ka si të jetë ndryshe.

Madje nuk njohim as vetë veten tonë.

Sado të mundohemi nuk mund ta rrokim plotësisht kuptimin e jetës e as të vdekjes. Na tejkalon pafundësisht. E në këtë rast ekzistenca, qoftë si jetë njerëzore e qoftë si materie, kthehet në një mister. Për mua ky mister ka një emër dhe është dashuria. Kjo dashuri vjen nga Zoti. Unë këtë dua të besoj dhe e besoj, madje i besohem Atij.

Nuk kam fjalë të tjera vetëm ato të psalmit 23: “Zoti është bariu im asgjë nuk më mungon…Edhe në kalofsha në luginën e hijes së vdekjes s’trembem nga e keqja sepse ti je me mua…”

Natën e mirë miq! Nuk e di si do të ndjeheni sonte ju që keni provuar frikën nga lëkundjet. Nuk di çfarë tjetër të bëj veçse t’i lutem Zotit për ju të gjithë e të ndjej bashkë me ju.

+ dom Gjergji”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME