Categories Lajme

“Kemi bërë kalkulime./Monika Kryemadhi zbulon formulën si do të dalë opozita në zgjedhje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka konfirmuar në emisionin “Java” në RTSH sesi opozita do të hyjë në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se pas kalkulimeve të detajuara është vendosur që të shkohet në zgjedhje si një koalicion me dy lista. Megjithatë, ajo tha se në disa qarqe opozita do të ketë lista të përbashkëta për të maksimalizuar rezultatin.

Si do të dalë opozita në zgjedhje? Një koalicion, dy lista…

Kryemadhi: Fuqia e një koalicioni të tërë, pra ajo çfarë është e rëndësishme dhe që ne ngelemi peng, nuk mund të them e medias, por e vetë analistëve politikë herë pas here apo edhe e politikanëve, apo mungesa e eksperiencës e betejës apo e mentalitetit që mund të njohësh Ramën është që opozita është e unifikuar në luftën kundër Edi Ramës, por sigurisht kalkulimet e sjelljes politike të votuesve e japin dhe e maksimalizojnë votën e opozitës në një numër jashtëzakonisht të madh kur ato janë në lista të ndërthurura.

Sigurisht që në qarqe të caktuara do të kemi lista të përbashkëta, por qytetarët do të kenë dy lista në fletët e votimit, apo tre lista, sepse edhe nëse në një qark po themi opozita do të unifikohet me një listë, lista e LSI do të jetë pjesë e fletës së votimit. Edhe pse diku mund të shkosh në qarkun e Kukësit po themi dhe mund të bëjmë thirrje për t’u dhënë votën kandidatëve të Partisë Demokratike.

Por në Qarkun e Tiranës, Fierit, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Vlorës, Beratit, Korçës ne do të jemi në listën tonë të përbashkët, e cila edhe këtu përsëri do të ketë që grupe të caktuara, struktura politike të caktuara të majta do të jenë të përfshira në listën që do të përfaqësojë LSI, ndërkohë që unë besoj se edhe z. Basha do të mbyllë shumë shpejt edhe listën me grupin e aleatëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME