Categories Lajme

“Kemi reduktuar sipërfaqet e shalqirit”, ankohen fermerët e Fierit: Nuk kemi pikë grumbullimi, i trembemi tregut

Në Kallm të Fierit, si çdo vit tjetër ka nisur dhe nxjerrja në treg e shalqirit si një nga kulturat që prodhohet më së shumti në këtë zonë.

E pavarësisht se rreth 70% e tokës bujqësore është e kultivuar me shalqi fermerët ende nuk kanë të siguruar një pikë grumbullimi në zonë. Sipas fermerëve, çmimi i shalqirit aktualisht në treg është 30 lekë, ndërkohë që e tregtojnë vetëm në tregun e brendshëm. Ky çmim është i kënaqshëm për kultivuesit e shalqirit, por në mungesë të një çmimi tavan ata i tremben faktit se pas disa ditësh çmimi do të ulet ndjeshëm siç ka ndodhur gjatë viteve të mëparshme.

Fermerët pohojnë se për shkak të mungesës së tregut, politikave mbështetëse bujqësore sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë nga viti në vit, është reduktuar ndjeshëm ndërkohë që prodhimi i kësaj zone njihet si një ndër më cilësorët në tregun vendas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME