Categories Showbiz

Kënga e fushatës së PS-së përfshin në debat artistët, plas sherri në studio mes Jul Dedës e Kastro Zizos

Duket se kënga e fushatës së Partisë Socialiste, “Përpara”, ka nxitur debate në opinionin publik. Teksa disa e konsiderojnë  një këngë me ritme tallava dhe aspak serioze, disa të tjerë e quajnë ritmike.

Në një diskutim në studion e “Më lër të flas”, Renis Gjoka, Jul Deda, Kastro Zizo dhe Zefina Hasani komentuan muzikën dhe tekstin e këngës “Përpara. Renis Gjoka e cilësoi tekstin ofendim për masën.

“Me përzgjedhjen që i kanë bërë këngës, mendoj se është një lloj ofendimi për masën. Dihen botërisht shijet e kryeministrit për muzikën, që janë shumë larg me atë këngë”, tha Gjoka. Ndërsa Kastro Zizo u shpreh se kënga është bërë për t’u përdorur nga PS në fushatë me qëllim që të fitojë zgjedhjet

“Çështja është që në rastin konkret, janë disa njerëz që kandidojnë për të fituar. Të gjithë kanë një qëllim për të fituar. Ky material është bërë që të jetë një kolonë zanore e takimeve elektorale të një force politike që synon të fitojë”, tha Zizo.

DEBATI

Renis Gjoka: Unë nuk po them pse qeveria nuk nxori një këngë proteste, një këngë të zymtë etj. Shumë mirë që ka nxjerrë një këngë për të kërcyer, një këngë të hareshme për të treguar që ne jemi shumë mirë. Problemi është se teksti që ajo këngë ka brenda, është në një zhargon rruge. Nuk është e hijshme që për një këngë fushate, të ketë atë lloj zhargoni.

Jul Deda: Varet në çfarë konteksti ti e ve këngën. Fushatat, partitë politike, kur bëjnë një projekt muzikor që është i personalizuar për këtë fushatë. Ka një problem që te slogani. Jo më mbrapa, vetëm përpara. Dhe të mos harrojmë që ne kemi një degradim. Kemi degradim politik. Dhe kryeministri apo kush ka zgjedhur këtë zhanër, instinktivisht ka shkuar te tallavaja. Sepse kështu është situata. Ke një kryeministër që tallet. Jemi në këtë vorbull. Kënga e fushatës nuk bëhet për klikime, bëhet për fushatë. Çdo këngë fushate ka mesazh. Vjen nga kënga “Shumë zhurmë” në një këngë tallava, me këtë këngë ai thotë se si e sheh ai Shqipërinë.

Kastro Zizo: Po jo o burrë. Ai ka bërë disa statistika, kush funksionon më shumë

Jul Deda: Pse injorantë jemi ne?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME